Në Korçë 60 lekë, në Tiranë 180/ Qepa nga fshati deri tek tregjet e qyteteve 3-fishohet

Në Korçë 60 lekë, në Tiranë 180/…

Prej disa javësh çmimi i qepës po shitet në Tiranë më një çmim shumë të lartë. Nëse je me fat, një kilogram qepë mund ta blesh për 150-180 lekë, në të kundërt çmimi rritet sipas zonave të blerjes. Një krizë tregtare për qepë apo abuzim? Ky është shqetësimi më i madh që kanë sot konsumatorët në vend.

Në Korçë fermerët kanë prodhim të lartë, të cilin në muajin tetor-nëntor kur ishte sezoni, nuk e shitën dot më shumë se 30-35 lekë. Tregtarët nuk e blinin qepën duke marrë qepë të lirë nga importi, kryesisht nga Egjipti. Mirëpo sot kur mallrat e importit janë shtrenjtuar për shkak të krizës ekonomike, vendi po vuan për qepë pasi fermerët e hodhën një pjesë të mirë të prodhimit.

Në Tiranë një kilogram qepë shkon deri në 180 lekë, por prodhuesit e qepës e shesin atë me një çmim pothuajse 3 herë më të ulët. Një fermer nga fshati Lumalas në Korçë thotë se ai e shet prodhimin e tij duke nisur nga 60 lekë kilogrami. Ky prodhim deri sa shkon nga fermeri te konsumatori rritet me 3-fish, çmim që bëhet i pappërballueshëm nga blerësit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit