Në Kosovë ndezin qirinj për nxënësit e vrarë në Serbi, qytetarët: Po fëmijët tanë të vrarë nga ata?

Në Kosovë ndezin qirinj për nxënësit e…

Dhjetra persona në Prishtinë kanë ndezur qirinj në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Serbi. Vrasja e nxënësve në një shkollë në Beograd nga bashkëmoshatari i tyre. ka bërë që edhe disa shtetas nga Kosova të shprehin dhimbjen e tyre. Mirëpo ky gjest solidariteti nuk i ka pëlqyer shumicës së qytetarëve.

Fotot e publikuara në rrjete sociale kanë marrë një sërë kundërshtimesh nga qytetarët, të cilët nuk janë pajtuar. Sipas tyre një shtet si Kosova, i përndjekur, i masakruar dhe vrarë nga Serbia për vite me radhë, nuk duhet të vajtojë vrasjet që ndodhin përtej kurifit. Sipas komentuesëve Serbia është fajtore për vrasjen e mijëra fëmijëve në Kosovë gjatë luftës.

Ata na i kan vra mijra femij, na ndezim qirinj per femijet e pushtuesve qe na vran! Popull i deshtum ishim kan!

Eh zoti ju marroft bre po t’poshter e po te ultë jeni. Nananat tona me lot nsy e me vaj qe 23 vjet.

A keni dhez najherë për të vrarët në luft në Kosovë ju që pasket dhez qira për shkije ,garant kurr .Tash thuni që politikë është kjo marre ju koft ata veq po i pagujnë mëkatet që i kanë bo te na” – ishin disa nga komentet në rrjete sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit