Në Kosovë vezët shiten me 7 cent, në Shqipëri një vezë arriti deri në 40 lekë

Në Kosovë vezët shiten me 7 cent,…

Veza është ndër produktet që pësoi një rritje të jashtëzakonshme gjatë periudhës së krizës ekonomike e sidomos në tre muajt e parë të këtij viti. Ndikuar edhe nga rënia e gripit të pulave, që solli falimentin e 3 pularive më të mëdha të vendit, një kokërr vezë u shit për 35-40 lekë me pakicë. Një çmim mjaft i lartë i cili u trefishua brenda pak kohësh duke i gjetur konsumatorët të papërgatitur.

Aktualisht çmimi i vezës vijon të jetë i lartë. Nga paketimi, kërkesa dhe qyeti, një kokër vezë shitet nga 20 deri në 25 lekë, e madje në disa markete gjendet edhe me 30 lekë. Kompanitë e tregtimit të vezëve po kërkojnë të rrisin fitimet për të zvendësuar pulat e ngordhura nga gripi, duke ua faturuar shqiptarëve kostot.

E njejta gjë nuk ndodh në Kosovë ku një kokër vezë shitet për 7 cent, ose afro 8 lekë. Në marketet e Kosovës mund të blesh 30 kokra veyë për vetëm 2 euro, ndërkohë që në Shqipëri me të njejtën sasi parash mund të blesh vetëm 10 kokrra vezë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit