Në krah të Veliajt, ja kush është zyrtari i arrestuar në operacionin “Shpirti”

Në krah të Veliajt, ja kush është…

SPAK dhe drejtues të anti-mafies italiane publikuan sot rezultatet e megaoperacionit “Shpirti” që në total çoi në ekzekutimin e 38 urdhër-arresteve në të paktën 4 vende, Spanjë, Itali, Shqipëri dhe Mali i Zi.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë në Shqipëri, mes të cilëve edhe një prokuror i Vlorës, një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, dy truproja të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Gjithashtu mes të arrestuarve është edhe Sajmir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë, post që e ka marrë kur ministër i Punës në qeverinë e para Rama ishte Erion Veliaj.

E ndërsa Tahiri kishte promovuar Ilirjan Ballën si drejtues Policie, Veliaj ka promovuar Sajmir Kurtin si drejtues të Zyrës së Punës.

Ky i fundit po ashtu ishte denoncuar vite me parë për një plagosje të kreut të FRPD në Kavajë dhe babait të tij, pas një konflikti për parkimin e një makine.

Në një foto të publikuar nga media, ai shfaqet në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kurti ishte larguar dhe më pas ishte rikthyer fort në Kavajë, ndërsa Erion Veliaj është investuar fuqishëm në fushatën e fundit në Kavajë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit