Në kushte jo higjienike, AKU bllokon 13 subjekte në Vlorë

Në kushte jo higjienike, AKU bllokon 13…

AKU ka ndëshkuar 13 subjekte për tregtim të ushqimit të pasigurt në vlorë. Aku vijon me kontrollet dhe monitorimet në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse si dhe tregtim i ushqimit të pasigurt.

AKU ndërshkoi subjektet me gjobë në vlerën 6’150’000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21’840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit