Në kushte të rënda psikologjike, 36-vjeçari në Elbasan hidhet nga pallati

Në kushte të rënda psikologjike, 36-vjeçari në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në datën 9 janar në qytetin e Elbasanit. Në lagjen “Çlirimi” një 36-vjeçar në Elbasan u vetëhodh nga lartësia e pallatit ku banonte. Shkak dyshohet të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e 36-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., rreth 36 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte. Shtetasi B. M. u transportua me ambulancë, në spital, për asistencë mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit