Në kushte të vështira ekonomike, familjarët e Dianës bëjnë apel: Ta lirojnë për të rritur djalin

Në kushte të vështira ekonomike, familjarët e…

Diana Kolaveri Hoshi, nëna lehonë nga Drishti i Shkodrës vijon të qendrojë ende në burg. Në shtëpi e familjes së saj të re presin me padurim vendimin e Gjykatës për ta liruar 27-vjeçaren nga qelia. Ndërkohë në banesën e familjes Bahçja, mbizotëron një varfëri ekstreme. Fëmija i Dianës po rritet në shtëpi të improvizuar e jo të ndërtuar sipas kushteve normale të një banese.

Naim Bahçja thotë se mezi pret që e shoqja t’i rikthehet në shtëpi dhe se gjatë këtyre ditëve ka marrë shumë mbështetje për ndihmë financiare. Prej ditësh për djalin po kujdeset e ëma e tij, duke e ushqyer me qumësht lope.

Unë e pres një përgjigje, ose sot ose për nesër. E presim me shumë shpejtësi këtë përgjigje me më ardh gruaja në shtëpi. Jemi në situatë shumë të vështirë. Thirrja ime është ‘ma lironi që të vijë të kujdeset për fëmijën’. Është shumë e vështirë për mua t’ia dal në të dyja krahët. Duhet të punoj. Kam marrë mbështetje edhe nga qytetarë të ndryshëm që duan të më ndihmojnë edhe financiarisht”, tha babai i fëmijës.

Ndërkohë avokatët e çështjes kanë kërkuar që Diana Kolaveri Hoshi, të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç. Ata thonë se mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për beben, por edhe vetë shëndetin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit