Në Librazhd kanë mbaruar hallet/ Kandidati i PD-së dhe i PS-së për bashkinë ia marrin valles bashkë

Në Librazhd kanë mbaruar hallet/ Kandidati i…

Bujar Vreto i Partisë Demokratike dhe Mariglen Disha i Partisë Socialiste duket se do të jenë bashkë në këto zgjedhje dhe kanë ulur shpatat në garën elektorale me njëri-tjetrin. “Festa e Luleve”, ka qenë sebepi që ka bërë bashkë dy kandidatët për Librazhdin. Në livadhet e Shën Gjergjit, dy kandidatët ia kanë marrë valles me njëri-tjetrin.

Deri më sot, kundërshtarët politikë në fushatë elektorale kishin shkuar deri te shtrëngimi i duarve, por si duket Disha dhe Vreto i kanë mbyllur hallet e qytetarëve dhe po shijojnë gëzimin me njëri-tjetrin.

Partitë politike, si dhe kandidatët e tyre, “nën jorgan” kanë bërë gjithmonë marrëveshje për të ndarë qeverisjen dhe votimet kryen vetëm formalisht për t’u mbyllur gojën ndërkombëtarëve që janë vëzhgues të procesit zgjedhor. E teksa kryetarët e kanë ndarë pazarin se kush do qeverisi e kush do bëj sikur do bëj opozitë, hallet e qytetarëve mbeten të njejtat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit