Në lidhje me 29-vjeçarin, e mitura: Ne do martoheshim

Në lidhje me 29-vjeçarin, e mitura: Ne…

Vajza 12-vjeçare nga fshati Vërdovë i Pogradecit që dy ditë më parë bëri bujë në media për një marrëdhënie intime me një 29-vjeçar të arrestuar tashmë, ka pranuar gjithçka.

Në një intervistë që ka dhënë jashtë kamerave, e mitura ka pranuar se ka pasur një lidhje me 29-vjeçarin me inicialet K. T., prej dy vitesh që kur ajo ishte 10-vjeçe. Ajo tregon se prej një viti e gjysmë ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, gjë që e ka bërë me dëshirë.

E gjitha kjo ka ndodhur në banesën ku jetonin bashkë me të ëmën, por pa dijeninë e kësaj të fundit. Vajza e re thotë se pas denoncimit të rastit, është marrë në pyetje disa herë nga psikologia, por ende nuk i është nënshtruar ndonjë kontrolli mjekësor.

 Nëna e të miturës kishte një marrëdhënie me babain e 29-vjeçarit, dhe pas ndarjes nga ai ka bërë denoncimin në komisariat për rastin e të bijës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit