Në ‘lupën’ e SPAK për trafik armësh, Timak Defence ka marrë 35.6 milionë euro nga buxheti

Në ‘lupën’ e SPAK për trafik armësh,…

Timak Defence, një kompani e krijuar nga partneriteti mes kompanisë private TIMAK dhe kompanisë shtetërore KAYO, rezulton të ketë përfituar rreth 35.6 milionë euro nga buxheti i shtetit që prej themelimit në gusht 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, deri më 14 korrik, në llogaritë e kompanisë janë kryer transaksione në vlerën 2.9 miliardë lekë, ndërsa struktura e pronësisë përfshin kapital shtetëror dhe privat.

Timak Defence është vënë në fokus edhe të hetimeve të SPAK dhe BKH, pas publikimit të audiopërgjimeve ku ngrihen dyshime për një skemë ndërkombëtare të trafikut të armëve. Në kuadër të hetimit janë kryer kontrolle në banesat e biznesmenit Ron Yeffet, Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës, si edhe në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Kompania ka marrë pjesë në procedura dhe tendera të lidhur me sektorin e mbrojtjes, një pjesë e të cilëve janë trajtuar si konfidencialë.

Hetimet e SPAK po synojnë të zbardhin marrëdhëniet financiare dhe aktivitetin e kompanisë në sektorin e mbrojtjes, si dhe çdo lidhje të mundshme me pretendimet për trafik ndërkombëtar armësh. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një pjesë e dokumenteve që lidhen me aktivitetin e institucioneve do të bëhen publike përmes platformës “Flamingo Mirror”, me synim rritjen e transparencës.

Sot në ‘lupën’ e SPAK për trafik armësh, sa para

Sot në ‘lupën’ e SPAK për trafik armësh, sa para

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit