Në Maliq ka vdekur gara elektorale, Gëzim Topçiu kërkon mandatin e shtatë

Në Maliq ka vdekur gara elektorale, Gëzim…

Mund t’ju duket e habitshme por kryebashkaiku i Maliqit ka 24 vite në pushtet. Gëzim Topçiu nuk ka ndërmend të lirojë karrigen dhe në zgjedhjet lokale kërkon mandatin e tij të shtatë. Ky është një rekord që edhe Edi Rama do ta kishte lakmi, sa i përket përqendrimit të pushtetit në një dorë. Po kush është kryebashkiaku më jetëgjatë në karrigen politike?

Gëzim Topçiu i hyri valles politike që nga viti 2000 kur u zgjodh për herë të parë në krye të bashkisë. Me socialistët u mpleks që nga viti 1995 dhe falë tyre arriti që ta kalojë jetën në karrigen e pushtetit. Përpara se të bëhej kryebashkiak, Topçiu kishte një pasuri prej 500 mijë lekësh të reja, ose 5 milionë te vjetra. Sot pasuria e tij është dhjetëfishuar, sipas deklarimeve në ILDKPKI.

Rritja më e madhe e pasurisë së tij nisin nga viti 2013, atëherë kur Rama erdhi në pushtet për herë të parë. Sipas deklarimeve Gëzim Topçiu ka thënë se pasuria është vënë në bazë të rrogave familjare si dhe të shit-blerjes së disa pronave toke, por ka dyshime se ën transaksionet e tij ka “flamur të kuq”.

Maliqi është nëj bashki e vogël por me potencial të madh zhvillimi pasi në të ndodhen mijëra hektarë të mbjell em mollë e fruta të tjera. Fermerët e zonës kanë shprehur pakënaqësite tyre për pushtetin lokal. por duket se Gëzim Topçiu ka arritur të mbledh votat e veta. Një nga lajmet që bëri bujë në Maliq, ishe dhënia e ndërtesës së fabrikës së sheqerit për 1 euro biznesmenit Gjergj Luca.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit