Në mes të Antarktidës, ulet për herë të parë një Boeing 787 Dreamliner

Në mes të Antarktidës, ulet për herë…

Këtë të mërkurë për herë të parë në histori një Boeing i tipit 787 Dreamliner është ulur në Antarktidë në lindjen e diellit me 45 pasagjerë që ishin shkenctarë të Institutit Polar Norvergjez me 12 tonë pajisje të përfshira.

“Është një nder dhe emocion i madh në emër të gjithë ekipit norvergjez që kemi arritur këtë moment të rëndësishëm të uljes së Boing 787 Dreamlinerit të parë. Në frymën e eksplorimit, ne jemi krenarë që kemi një dorë në këtë mision të rëndësishëm dhe unik. Është një testament i vërtetë për pilotët dhe ekuipazhin tonë shumë të trajnuar dhe të aftë, si dhe aeroplanët Boeing të avancuar” – deklaroi Bjorn Larsen, CEO i Norse Atlantic Airways.

Camila Brekke, drejtoresha e Institutit Polar Norvergjez tha se përdorimi i avionit dhe arritja në kontinent ishte mënyra më e qëndrueshme.

Kjo është hera e parë në histori që një avion Boeing 787 Dreamliner me pasagjerë dhe me pajisje të tonazhit të rëndë ulet në kontinentin e Antarktidës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit