Në mes të Korçës/ Dy persona vjedhin lekët në kishën “Ringjallja e Krishtit”, pritet kapja e autorëve

Në mes të Korçës/ Dy persona vjedhin…

Katedralja ‘Ringjallja e Krishtit’ ka rënë pre e vjedhjes në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dyshohet se dy persona kanë marrë lekët e hedhura nga besimtarët.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy personat kanë qendruar të fshehur në ambientet e Katedrales, dhe e kanë kryer vjedhjen kur aty nuk ka pasur njerëz të tjerë.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa vjedhjet në institucionet e besimeve fetare janë bërë të zakonshme në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.

Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.

Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit