
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Houthi të Jemenit. Dyshohet se rebelët e vendit, me ndihmën e një droni kanë kryer një slm të frikshëm. Sulmi i dyshuar me dronë që synonte një cisternë të naftës në Abu Dhabi shkaktoi së paku 3 viktima dhe 6 të plagosur.
Sipas një deklarate të policisë, përcjellin mediat e huaja,, viktimat janë dy shtetas indianë dhe një pakistanez, ndërsa gjashtë të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta.
Përmendim që Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen në luftë me Jemenin që nga fillimi i vitit 2015 dhe kanë qenë një anëtar kyç i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nisi sulmet kundër Houthis pasi grupi pushtoi kryeqytetin e Jemenit dhe rrëzoi qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht.