Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë.
Në mesin e stuhisë, një lokal në zonën e Oxhakut është sulmuar nga dy vajza të cilat kanë thyer xhamat me çfarë kanë mundur.
Në pamjet e siguruara nga JOQ ALBANIA, mund të shihni se si vajzat godasin xhamat me karrige dhe mjete të tjera deri sa ato thyhen plotësisht.
Për momentin nuk dihet identiteti i vajzave dhe as shkaku i këtij sulmi në mes të natës, që nuk ka kaluar pa u vënë re nga kalimtarët.