Në momentin dhe vendin e gabuar! Qëllon për vdekje vrasësin e policit, por…

Në momentin dhe vendin e gabuar! Qëllon…

John Hurley, 40 vjeç, qëlloi për vdekje Ronald Troyke pasi ky i fundit vrau oficerin e policisë Gordon Beesley në Colorado.

Në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, shihet Troyke, i cili del nga automjeti me armë në dorë dhe qëllon në drejtim të Beesley, si dhe ndaj makinave të policisë në zonë, në Arvada.

Pasi u kthye te makina e tij për të marrë një tjetër automatik, Troyke u përball nga Hurley, i cili e qëlloi me armë zjarri.

Por kur një tjetër oficer policie mbërriti në vendin e ngjarjes, Hurley po mbante automatikun e Troyke dhe oficeri e qëlloi për vdekje.

Një shitës në zonën ku ndodhi ngjarja tha se Hurley kishte qenë duke bërë pazar kur dëgjoi të shtënat dhe doli jashtë me shpejtësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit