Në ndërtim punojnë të moshuarit/ Balla i pashqetësuar për largimin e të rinjve, e ka mendjen te fushata

Në ndërtim punojnë të moshuarit/ Balla i…

Taulant Balla e ka marr me shumë zell fushatën elektorale në qarkun e Fierit. Pasi Rama e largoi kokëulur nga Elbasani ku kishte zënë rehat, Balla ka nisur t’i ngjajë pak Veliajt e pak liderit të partisë për pjesën e propagandës mediatike. Kudo që shkon, e këdo që takon, Taulant Balla përpiqet të jetë pak biçim fermeri, pak blegtor, me raste traktorist, e në disa raste të tjera punëtor llaçi. Profesione të cilat këto mbajnë familje të tëra me ekonomi, por që për fat të keq janë braktisur nga të rinjtë.

Në një video të fundit të postuar në rrjete sociale, Balla shfaqet duke mbajtur një karrocë me beton e duke shtruar një pjesë të bordurave anësore të rrugës. Ajo që të bie në sy nuk është vetëm propaganda mediatike e një deputeti që shtrohet këmbëkryq me puntorët e thjeshtë, por mosha e atyre që kanë veshur jelekët e punës.

Të thinjur, me rrudha në fytyrë, të lodhur me mundimin që i ka shkaktuar jeta e vështirë ekonomike dhe në prag pensioni. Këta janë punëtorët që kanë mbetur sot në Shqipëri, pasi të rinjtë kanë ikur emigruar jashtë vendit. Vetëm sepse Balla dhe politikanët e tjerë të sërës politike punojnë një muaj çdo katër vjet, ka bërë që mosha e re të rrezikojë jetë nëpër gomone apo nën kamion.

Për shpopullimin e Shqipërisë Taulant Balla dhe të gjithë ata që e kanë mendjen të sigurojnë pushtetin edhe në këto zgjedhje, nuk flasin asnjë fjalë. Madje dhe fushatat e tyre po i kryejnë me të moshuarit, si e vetmja kategori që nuk ka mundësi tjetër veçse të shpresojnë se mos fëmijët do të dërgojnë disa para nga jashtë shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit