Në Nigeri trafikohen brirët e elefantëve, sasia e kapur vlente 11.2 mln dollarë

Në Nigeri trafikohen brirët e elefantëve, sasia…

Nigeria shkatërroi të martën 2.5 ton brirë elefantësh të sekuestruara me vlerën e mbi 11.2 milionë dollarëve në një përpjekje për të mbrojtur popullsinë në pakësim të elefantëve nga trafikantët e kafshëve të egra. Gjatë tre dekadave të fundit, popullsia e elefantëve të Nigerisë ka rënë në mënyrë drastike nga rreth 1500 në më pak se 400 për shkak të gjuetisë pa leje për fildish dhe humbjes së habitatit.

Ministri i Shtetit për Mjedisin, Iziaq Salako tha se brirët e sekuestruara janë përpunuar dhe do të përdoret pluhuri i tyre për të ndërtuar një monument simbolik në parkun kombëtar si një kujtesë për rëndësinë e elefantëve në ekosistem. Mijëra elefantë janë vrarë vitet e fundit për brirët e tyre, pavarësisht nga ndalimi në vitin 1989 për tregtinë e fildishit nga Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES).

Pavarësisht se ka nënshkruar konventën e CITES, Nigeria konsiderohet të jetë një nga qendrat më të mëdha në botë për bandat dhe trafikantët që dërgojnë pjesë të kafshëve të egra afrikane, duke përfshirë brirët dhe luspat e pangolinës në Azi, duke shkelur ligjin.

Por Nigeria ka rritur përpjekjet kundër kontrabandës dhe trafikimit në vitet e fundit, duke bashkëpunuar me zyrtarë britanikë, amerikanë dhe gjermanë, si dhe me organizata ndërkombëtare për të bërë kapjen më të madhe të pjesëve të kafshëve të egra në gusht të vitit 2021.

Muajin e kaluar zyrtarët nisën një hetim pasi një video e postuar në rrjetet sociale tregoi një ushtar duke qëlluar dy elefantë duke u larguar nga tokat bujqësore gjë që shkaktoi zemërim te qytetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit