Në një marrëdhënie me Berat Behramaj?! Linda Rei tregon të vërtetën: Lidhjet e mia nuk do i bëj kurrë publike, kam nevojë për një mashkull që…

Në një marrëdhënie me Berat Behramaj?! Linda…

Linda Rei ka treguar të vertetën, pas thashetheme se ajo është në një  romancë me modelin kosovar, Berat Behramaj, i cili ishte edhe pjesë e emisionit “Përputhen” për të gjetur partnere. Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, për abcneës, Linda Rei u pyet në lidhje me Beratin, por ajo e mohoi që të kishte diçka mes tyre. Ndër të tjera ajo ka thënë se ata të dy kanë një raport miqësor duke shtuar se lidhjet e saj nuk do i bëj publike asnjëherë në Instagram apo në rrjetet sociale.

“Jo absolutisht lidhje jo, është djalë shumë simpatik, I bukur, shumë funny por lidhje, jo absolutisht. Ka qenë raport miqësor, historitë e mia të dashurisë janë reale dhe kurrë s’do i bëj publike në Instagram ose portale,”– u shpreh Linda Rei.

Teksa ka folur se si e dëshiron ajo mashkullin që do të ketë në krah ka thënë se nuk ka nevojë për një mashkull që ta mbajë me lekë pasi ajo është e zonja e vetes.

“Një femër në këtë botën tonë nuk ka nevojë për një mashkull pranë saj që të bëjë çfarë do. Jam e zonja e vetes që kur kam qenë 18 vjeve, një mashkull në jetën time duhet të jetë plus, jo të plotësojë çfarë më mungon. Çdo gjë e kam, çanta, këpucë të firmave të njohura, nuk kam nevojë për një mashkull që të më mbajë me lekë,”– përfundoi Linda Rei.

Thashethemet nisën kur Linda komentoi në foton e modelit “Auuu u laga” ndërsa ai ja kthente “Ka lezet kur lagesh ti”. Më pas ajo postoi disa video ku tregonte Beratin lakuriq në shtrat pas aktit seksual.

“Çohu more se shkoi vonë,“– shkruante ajo në përshkrimin e pamjeve ku modeli shihej i shtrirë lakuriq në shtrat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit