“Ne nuk harrojmë”, të rinjtë nisin protestën para Ministrisë së Arsimit

“Ne nuk harrojmë”, të rinjtë nisin protestën…

Studentët kanë dalë në protestë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke zhvendosur tubimin edhe në Rrugën e Durrësit, ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Në zonë janë dislokuar forca të shumta policie, të cilat përmes megafonëve u kanë kërkuar protestuesve të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve.

Për mbarëvajtjen e tubimit dhe garantimin e rendit e sigurisë, mësohet se Policia ka angazhuar rreth 700 efektivë.

Gjatë protestës, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke rikujtuar dhunën policore ndërkohë vijojnë qëndrimin e tyre përpara institucionit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit