Në PD “zien” lufta, Rama takon deputetin e Bashës

Në PD “zien” lufta, Rama takon deputetin…

Selia e Pd është kthyer në një arenë të vërtetë boksi ku dy kundërshtarët, Berisha dhe Basha, njëri pret fitoren pasi tjetri të bier “knock-out”. Deputetët kanë nisur të ndahen mes të dyve, madje disa edhe të përjashtuar nga partia. E në këtë situatë tensioni, ka dhe deputet që bisedojnë me palën tjetër, atë në qeverisje.

Arbi Agalliu, deputeti demokrat është parë në Vlorë teksa bisedon me vet kryeministrin Rama. Në një lokal në qytetin bregdetar, ata shihen në këmbë duke u përshëndetur e biseduar. Fotot janë shkrepur nga jashtë lokalit dhe ende nuk është zbardhur biseda e plotë mes tyre.

Në seancat plenare, Agalliu shpesh ka akuzuar Ramën , e ky i fundit qeshte me të. Duket se raportet mes tyre janë rregulluar e për këtë fakt flet edhe biseda e tyre e qetë në foto, të paktën në dukje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit