Në planetin Tokë do krijohet superkontinenti i ri: AMASIA

Në planetin Tokë do krijohet superkontinenti i…

Një simulim i ri i kryer nga shkenca parashikon se Oqeani Paqësor do të zhduket për 300 milionë vjet, duke bashkuar kontinentet për të formuar një superkontinent të ri të quajtur Amasia që ndodhet rreth Polit të Veriut.

Simulimi u krye nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga Universiteti Curtin i Australisë, i cili nxjerr në pah faktin se Oqeani Paqësor është më i vjetri dhe filloi të tkurret që kur dinosaurët ekzistonin në Tokë e aktualisht humbet disa centimetra në vit.

Modeli tregon Azinë duke lëvizur në lindje drejt Amerikës, të cilat tërhiqen në perëndim derisa të tre kontinentet takohen si një pjesë e përsosur e enigmës. Antarktida përfundimisht gjen rrugën e saj drejt Amerikës së Jugut, Afrika i bashkohet Azisë nga njëra anë dhe Evropa nga ana tjetër për të përfunduar në kontinentin e ri që do të quhet Amasia.

Simulimi parashikon që Oqeani Paqësor do të zhduket, duke rezultuar në zhvendosjen e vazhdueshme drejt njëri-tjetrit rreth Polit të Veriut.

Superkontinenti i parë, që besohet të jetë Vaalbara, u formua 3.3 miliardë vjet më parë dhe u pasua nga Ur 300 milionë vjet më pas.

Ur, megjithatë, pranohet gjerësisht si superkontinenti i parë për shkak të provave më të forta që tregojnë ekzistencën e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit