Në prag të zgjedhjeve/ Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës si asnjëherë më parë

Në prag të zgjedhjeve/ Bordi i Transparencës…

Shqiptarët do të kenë “një hallë” më pak në këto zgjedhje vendore, çmimi i naftës. Pasi qeveria u kujdes që të rrisë pagat e administratës, mjekëve, ushtarëve, zjarrfikësve, policëve, mësuesëve etj, u kujdes që të joshë edhe pjesën tjetër të shoqërisë. Nga 265 lekë që kushtonte 6 apo 8 muaj më parë nafta, sot do të kushtojë 177 lekë.

Bordi i Transparencës me në krye Delina Ibrahimajn dhe Belinda Ballukun, kanë vendosur që nafta të tregtohet më lirë se në vitin 2020 apo 2021 ku nuk kishte krizë ekonomike. Befas lufta në Ukrainë nuk po përdoret më në fjalimet e politikanëve dhe po flitet për një mirëqenie që e ka pushtuar Shqipërinë e drejtuar nga Rilindja.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër” – thuhet në raportin e fundit të Bordit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit