Në punë për 500 lekë në ditë, 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Në punë për 500 lekë në ditë,…

Një kronikë e Top Channel tregon se 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë.

Qytetarët të pyetur nga gazetarja e terrenit se cfarë mund të bëhet me 500 lekë në ditë që ata paguhen, shprehen “asgjë”.

 “Të jesh dy shok dhe pimë nga një kafe, kaq”, thotë një tjetër.

Me 5 mijë lekë blen 2 kg oriz dhe një bukë. Të hash bukë e oriz e asgjë tjetër. Pilafin e bën me ujë vije, se uji kushton 1 mijë lekë. Shkon te vaji është shtrenjtuar, nga 1400 lekë që ka qenë është bërë 2000 lekë të vjetra. Shko tek makaronat, orizi, tek të gjitha, janë shtrenjtuar. Mos pyet pastaj për bukën e përditshme që është 200 lekë më tepër“.

TCH i referohet një studimi të Kombeve të  Bashkuara të 2020.

 “Studimi i referohet vitit 2020. Në mars u goditëm nga pandemia ku një sërë biznesesh morën masa radikale për sa I përket fuqisë punëtore. Një pjesë e tyre madje shkëputën fare marrëdhëniet e punës. Dhe kjo zgjati për 4-5 muaj. Gradualisht situata erdhi në përmirësim, por një pjesë e mirë në shumë industri të ndryshme përfshirë këtu turizmin që është një nga industritë e cila ka fuqinë më të madhe punëtore në vend, pra kafenetë, baret, hotelet, restorantet.

Por jo vetëm, edhe industritë e tjera siç është fasoneria, morën masa radikale ku një pjesë e mirë deklaruar pagë minimale dhe një pjesë tjetër e madhe I shkëputën fare marrëdhëniet e punës. Kështu që në këndvështrimin tim, nëse marrim pagën minimale të atij viti, që ishte 26 mijë lekë të reja, unë do të thosha që përqindja e personave që paguhen me pagë minimale, ndoshta ka qenë më e madhe se 12%“, shpjegon eksperti i punësimit Emin Shini.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit