Në Qafë-Thanë të gjithë sportelët janë bosh, por kamionët presin në radhë

Në Qafë-Thanë të gjithë sportelët janë bosh,…

Një tjetër situatë që ngre pikëpyetje për mënyrën se si organizohen shërbimet në pikat doganore është denoncuar në Qafë Thanë, ku drejtuesit e kamionëve përballen me pritje, ndërsa në pamje duken disa sportele të tjera bosh.

Sipas denoncimit të mbërritur në JOQ Albania, për përpunimin e kamionëve po funksionon vetëm një sportel, ndërsa të tjerët nuk janë në shërbim. Rezultati? Kamionë që presin dhe një radhë që mund të shmangej nëse kapaciteti ekzistues do të përdorej.

Pamjet ngrenë një pyetje fare të thjeshtë: Pse duhet të presin dhjetëra drejtues mjetesh kur në të njëjtën pikë ka edhe sportele të tjera që qëndrojnë bosh?

Për transportuesit, pritja nuk është thjesht disa minuta të humbura. Çdo vonesë në kufi sjell kosto, prishje të afateve të transportit dhe probleme me itineraret, ndërsa koha e kaluar në radhë rëndon direkt mbi punën e tyre.

Në një pikë kufitare ku fluksi i mjeteve të tonazhit të rëndë është i vazhdueshëm, përdorimi i vetëm një sporteli, nëse nuk ka një arsye konkrete operative, duket si një situatë që kërkon sqarim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit