Në RMV kërkohet rikthimi i dënimit me vdekje

Në RMV kërkohet rikthimi i dënimit me…

Një peticion për të kthyer dënimin me vdekje ka nisur të shpërndahet në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut, pas rastit të vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska e cila u gjet e pajetë së bashku me 74-vjeçarin Plançe Zhezhovski.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik atje, të cilët thonë se dënimi me burgim të përjetshëm, është pak për personat që morën pjesë në kryerjen e kësaj vrasje.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se krimi është bërë për përfitime financiare, por më i rëndë është fakti se në të ka marrë pjesë dhe babai i të miturës Aleksandar Gjorcevski. Ky i fundit dyshohet të jetë personi i cili ka inskenuar rrëmbimin duke u dhënë informacione anëtarëve të tjerë të grupit.

Në këtë ngjarje janë përfshirë edhe 4 persona të tjerë mes tyre Lupço Palevskin tashmë u shpallur në kërkim ndërkombëtar. Palevskin mendohet të jetë edhe drejtuesi i grupit.

Sipas prokurorit Gavril Bubevski i cili ka marrë në hetim rastin, vrasja e 74-vjeçarit Zhezhovski lidhet me përfitimet materiale. Prokurori thotë se rrëmbyesve u është dashur automjeti i të moshuarit për të kryer ngjarjen, dhe për këtë arsye ata e kanë vrarë.

Deri më tani 4 persona mes tyre dhe babai i vajzës janë arrestuar nga Policia në Maqedoninë e Veriut, teksa vijon puna për kapjen e kokës së grupit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit