Në rresht për një në SPAK... Kryetarja e Durrësit i bashkohet “shokëve”

Në rresht për një në SPAK… Kryetarja…

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ishte sot në SPAK, ku u pyet për rreth dy orë. Pas daljes, në një prononcim për mediat ajo tha se prania e saj në Prokurorinë e Posaçme nuk ka lidhje me detyrën e saj si kryetare e bashkisë së Durrësit.

Ajo u shpreh se ka zgjedhur të ruaj sekretin hetimor.

Më herët ditën e sotme është thirrur Ëngjëll Agaçi,  Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Belinda Balluku në postin e zv/kryemistres u thirr këtë javë (me datë 15 maj) për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ndërkohë më 30 prill 2024 për më shumë se 8 orë u mor në pyetje Erion Veliaj, edhe ky si person që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës.

Lista është e gjatë e pushtetarëve që po trokasin në dyert e SPAK, dhe askush nga ne nuk e di se kur dhe si do të përfundojnë hetimet në SPAK.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit