Në Rrugën e Qumështit zbulohet ‘Hercules’, cilësohet si galaktikë fosile

Në Rrugën e Qumështit zbulohet ‘Hercules’, cilësohet…

Është zbuluar një galaktikë e re në Rrugën e Qumështit, që daton rreth 10 mijë vjet më parë në hapësirë. Ajo është quajtur ‘Hercules’ dhe është në galaktikën tonë, e cila nuk ishte parë deri më sot.

Një ekip astronomësh, të cilët kanë bërë analizimin e të dhënave nga Eksperimenti Galactic Evolution Experiment i Observatorit Apache Point, si pjesë e projektit Sloan Digital Sky Survey , kanë qenë përgjegjës për zbulimin e kësaj galaktike të re, e cila ishte fshehur në thellësitë e Rrugës së Qumështit.

Sipas botimit që ata kanë bërë në Njoftimet Mujore të Shoqërisë Mbretërore Astronomike , e kanë cilësuar si një “galaktikë fosile”, e cila mund të ishte përplasur me Rrugën e Qumështit mijëra vjet më parë. Duke i mbijetuar kohës, për nder të pavdekësisë së saj,  shkencëtarët e kanë e kanë quajtur ‘Heracles’ , i cili ishte heroi antik grek.

Sipas studiuesve galaktikat po ndërtohen bazuar në bashkimin e galaktikave më të vogla, pak nga pak, nëpërmjet mbetjeve që kanë tendencë të qëndrojnë në halosat e jashtme.

Si shtëpia jonë në Univers, Rruga e Qumështit është tashmë shumë e veçantë për ne. Por kjo galaktikë antike e rilindur brenda saj e bën atë edhe më të veçantë ”, thotë Ricardo Schiavon, nga Universiteti i Liverpool John Moores.

Një nga autorët e studimit, analizon vështirësitë e zbulimit të galaktikës së re: “Për të gjetur një galaktikë fosile si kjo duhej të vëzhgonim përbërjen kimike të detajuar dhe lëvizjet e dhjetëra mijëra yjeve. Dhe kjo është diçka veçanërisht e vështirë për t’u bërë me yjet në qendër të Rrugës së Qumështit , sepse ato janë të fshehura nga retë e dendura të pluhurit ndëryjor”./Fax News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit