Në sfond panoramik nga jugu dhe në shoqërinë e familjes, Ilir Meta uron shqiptarët

Në sfond panoramik nga jugu dhe në…

Presidenti i vendit Ilir Meta duket se ka zgjedhur jugun e vëndit për të shijuar fundjavën, pas një javë politike me zhvillime mjaft të ngjeshura.

Kreu i shteti ka publikuar dy foto, ku shfaqet që bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi, dy vajzat dhe djalin, ndërkohë që ndodhen në Kalanë e Lëkurësit në qytetin e Sarandës.

Prej andej kreu i shtetit i uron shqiptarëve një mbrëmje të këndshme, teksa ka publikuar edhe dy foto.

“Një mbrëmje të këndshme për të gjithë me familjet tuaja ju uroj nga kalaja e Lëkurësit në Sarandë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

/Gazetaatdheu.com/

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3200204196692498

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit