Në shkolla konsumohet drogë, policia arreston 20 personat që e shpërndanin

Në shkolla konsumohet drogë, policia arreston 20…

Në shkollat e kryeqytetit të rinjtë konsumojmë lëndë narkotike. Nuk mungojnë edhe personat e shumtë që arrijnë ta shprëndajnë në këto instituicione të arsimit.

Ky është një fakt shqetësues për të gjithë familjarët të cilët arsimojnë fëmijët në këto shkolla por për Policinë është problem vetëm personat të cilët e shpëndajnë lëndën narkotike, jo të rinjtë që e konsumojnë.

Këtë të mërkurë Policia e Kryeqytetit ka goditur dy grupe kriminale që shpërndanin kokaine, hashash dhe heroinë në shkollat e kryeqytetit dhe lokalet e natës.

Sipas drejtorit të policisë Tonin Vocaj,  20 personat e kapur përdorinin mesazhe të koduara për komunikim dhe transport publik për t’iu shmangur kontrolleve të policisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit