Në Shqipëri duhet të punosh 3 deri në 6 muaj për një telefon, në BE dhe SHBA e blen për 2 javë

Në Shqipëri duhet të punosh 3 deri…

Shqipëria është ndër vendet ku për të blerë një telefon Apple modelin më të fundit, i cili kushzon rreth 180 mijë lekë të reja, duhet të punosh tre muaj e më shumë. 

Një personi me pagë minimale 300 mijë lekë të vjetra do t’i duhen 6 muaj, ndërsa me një pagë mesatare 600 mijë rreth tre muaj. Pra, bëhet fjalë që për të blerë aparatin e ri telefonik, kërkohet që një individ në fund të 3 muajve, të blejë vetëm telefonin dhe asgjë tjetër. Prandaj shumë persona në vendin tonë vendosin që ta blejnë me këste.

Ndërsa në Kosovën fqinje, nevojiten mbi 400 orë punë për variantin e ri të I-Phone, ndërsa në vende si Mali i Zi apo Serbia kërkohen rreth 250 orë ose 6 javë e gjysmë punë.

Sa i përket vendeve të Bashkimit Europian për më pak se dy javë punë të paguar me një pagë mesatare, individët mund të blejnë një I-Phone, përfshi Amerikën dhe Kanadanë, kurse në Egjipt e Nigeri duhet të fitosh 12 deri në 17 paga.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit