Në Shqipëri i riu ofrohet të punojë si “portier kalçetoje”

Në Shqipëri i riu ofrohet të punojë…

Dita-ditës çudira nga më të ndryshmet dëgjon në vendin tonë, kjo për shkak të politikave të qeverisë që kanë dështuar dhe kanë iniciuar largimin masiv të të rinjve. 

Mungesa vërehen jo vetëm në profesione, por edhe në sportin më të ndjekur dhe preferuar në botë, futbollin. Të rinjtë të apasionuar pas futbollit, mblidhen në kalçeto për të luajtur, por me sa duket nuk ka mjaftueshëm portierë. 

Madje me batutë mes dashamirësve të futbollit thuhet: “Portieri në minifutboll është si hajmali”. Duke pikasur këtë mungesë dikush ka nxjerrë një njoftim ku tregon se është i gatshëm të bëhet pjesë e kujtdo skuadre kundrejt pagesës. Por me një kusht, për rezervimin e tij duhet kontaktuar, një ditë para për në Tiranë dhe dy ditë për rrethet. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit