Në Shqipëri më shumë se 64 mijë persona të moshuar mbi 60-vjeç jetojnë vetëm!
Këto të dhëna nxjerr analizimi i deklarimeve të qytetarëve në statistikat e CENSIT-2023. 4.3% e popullsisë së vendit tonë ose 103 mijë persona jetojnë vetë. Më shumë se gjysma e tyre, 62.5% pra 64 375 shtetas janë mbi 60-vjeç.
Gjithashtu të dhënat sugjerojnë se një në pesë persona është mbi 65-vjeç, në ndryshim nga të dhënat e censit të vitit 2011 ku ky raport ishte një i moshuar në nëntë persona.
Edhe mosha mesatare e popullsisë është rritur në 42.5 vite nga 35.3 vite që ka qenë në vitin 2011. Kjo tregon për një plakje të popullsisë.
Po si erdhëm në këtë situatë? Disa nga faktorët që kanë ndikuar janë numri i ulët i lindjeve, numri i madh u vdekjeve dhe ajo që ka tkurrur më shumë popullsinë është emigrimi i qytetarëve për shkak të kushteve të këqija të jetesës.