Në Shqipëri njerëzit do jenë shumë të stresuar se nuk kanë ujë në shtëpi, deri në 2040

Në Shqipëri njerëzit do jenë shumë të…

Dje, 22 mars, ishte Dita Botërore e Ujit. Në këtë ditë si dhe në shumë të tjera në fakt kërkohet ndërgjegjësim për ata 2 miliardë njerëz që aktualisht nuk e disponojnë në shtëpi 24/7. Mes tyre bën pjesë edhe Shqipëria, ku qeveritarët ndonëse jemi në vitin 2023 premtojnë ende 24 orë ujë. 

Siç tregojnë parashikimet nga Instituti Botëror i Burimeve për vitin 2040, problemi do të bëhet më i përhapur. Raportimi i Njësisë së Inteligjencës Economist thotë: “Urbanizimi i shpejtë, rritja e popullsisë, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi ekonomik po bëjnë presion mbi sistemet e ujit”.

Sipas raportit, 44 vende do të përballen me nivele jashtëzakonisht të larta të stresit për ujin deri në vitin 2040. Siç paralajmërohet në raportin e Economist: “Në të njëjtën kohë, rritja e nivelit të detit vendos një numër në rritje të gjeografive, veçanërisht në Lindje dhe Azinë Juglindore, në një rrezik më të lartë të përmbytjeve, të cilat mund të mposhtin sistemet sanitare dhe të ndotin burimet e ujit të pijshëm”. 

Blerja e ujit në shishe është një luks që jo të gjithë në botë mund ta përballojnë. Në vendin tonë një shishe uji 500 litërshe kushton plot 50 lekë, ndërsa ato 5 litroshe nga 120 lekë e më lartë. Çmimet vazhdojnë të rriten ndërkohë që rrogat qëndrojnë të njëjta dhe detyrimisht që stresi i njerëzve për ujin dhe jo vetëm rritet.

Ndërkohë Australia dhe Filipinet janë tregjet ku uji i ambalazhuar është më i shtrenjti, me 2,02 dollarë amerikanë për shishe. Singapori, Uruguai, Porto Riko dhe Norvegjia gjithashtu kanë disa nga çmimet më të larta, me nga 1,59 deri në 1,74 dollarë për 1,5 litra ujë në shishe. Nga ana tjetër, vendet si Egjipti dhe Tunizia kanë çmimet më të ulëta, përkatësisht 0,14 dollarë dhe 0,20 dollarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit