Në Shqipëri pazare me shezlonge/ Greqia, me dorë të hekurt kundër zaptimit të plazheve: Imorale

Në Shqipëri pazare me shezlonge/ Greqia, me…

Në Shqipëri është e pamundur të gjesh plazh publik, ku qytetarët mund të shkojnë me çadrat e tyre. Sepse çdo zonë plazhi në vend është e privatizuar nga bizneset, të cilët bëjnë biznes me çmimet e larta të shezlongëve.

Por, kjo gjë nuk tolerohet në shtetin fqinj, Greqi. Gjykata e Lartë atje u ka dërguar një porosi prokurorëve të Greqisë duke dhënë alarmin për “gjendjen e vështirë” të brigjeve të vendit dhe duke u kërkuar atyre që të godasin, në masën maksimale të ligjit, shkeljet ku kërcënohet plazhi publik

“Ligji nuk njeh plazhe ‘private’! memorandumi i Gjykatës së Lartë theksoi, duke shtuar se çdo përpjekje për të bllokuar aksesin e publikut – e cila mbrohet nga Kushtetuta greke – është jo vetëm e paligjshme, por “imorale” dhe duhet trajtuar rreptësishtë, me urdhra prishjeje dhe arrestime aty ku kjo bëhet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit