Në Shqipëri po vjen reja e madhe me rërën afrikane! Pritet rritja e temperaturave

Në Shqipëri po vjen reja e madhe…

Gjatë fundjavës pritet që një re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore të ngjitet në Europën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italinë veriore.

Sipas MeteoAlb, kjo re pluhuri zbret nga Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Këto masa ajrore do të ndikojnë në rritjen e temperaturave në vendin tonë.

Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit