Në Shqipëri polic, në Itali "skifter", arrestohet Klisman Nikolli

Në Shqipëri polic, në Itali “skifter”, arrestohet…

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për vjedhje në Itali.

Mësohet se Klisman Nikolli, 27-vjeç është efektiv në Policinë e Lezhës dhe në gjykatë e ka përdorur si argument për t’u shfajësuar. Ai u arrestua së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, Viktor Bilani, 30 vjeç, e Flor Koca 35 vjeç.

Të tre shqiptarë dyshohen për 18 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh në Portogruaro, Concordia Sagittaria, Musile di Piave dhe San Michele al Tagliamento.

Ka pasur dy bastisje në Azzano (dy tentativa) dhe po aq në dy shtëpi në Chions, ku janë vjedhur 2000 euro dhe në një shtëpi tjetër 9000 euro dhe disa orë.

Ata u arritën që të kapeshin pasi u zbulua mjeti tip “BMW: që ata e përdornin edhe për të kryer dhe vjedhje të tjera.

Klisman Nikolli ishte në përgjim prej kohësh, pasi kishte marrë leje të shpeshta në policinë e Lezhës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit