Në Shqipëri po rrezikohet popullata, çiftet po lindin më pak fëmijë seç duhet

Në Shqipëri po rrezikohet popullata, çiftet po…

Në Shqipëri një fëmijë është pak, e dy janë shumë. Normat e lindjes kanë rënë ndjeshëm vit pas viti. Vetëm vitin e fundit ato ranë me 13%, krahasuar me vitin 2021. Ky fenomen shihet si mjaft shqetësues, pasi lindjet prej dy dekadash janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese. Kjo e dhënë cilësohet si kufiri i nevojshëm për të ruajtur popullsinë, por që ka rrisk të ulet edhe më tej.

Në Shqipëri lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta dhe që prej vitit 1990. Që nga dalja prej komunizmit, lindjet janë tkurrur me 71%, në 10 vitet e fundit me 31% dhe në vitin 2022 shënuan një rënie me 13%, duke ju referuar të dhënave të INSTAT.

Ndër shkaqet e evidentueshme të uljes së lindjeve janë emigracioni, varfëria, mungesa e një pune të sigurtë si dhe frika për të ardhmen. Shqiptarët janë një popull që rrzikojnë të shuhen. Statistikat më të frikshme raportojnë për nëj popullësi që do të shkojë drejt tkurrjes masive deri në 1 milion ose 1.5 milionë banorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit