Në Shqipëri shteti shkatërron zonat e mbrojtura/ Në Maltë i riu dënohet me 2 vite burg e 15 mijë € se vizatoi mbi monument

Në Shqipëri shteti shkatërron zonat e mbrojtura/…

Ligjet në Shqipëri nuk zbatohen nga vetë shtetit dhe na tregojnë kontrastin e madh që kemi ne me vendet e tjera, po të shohim trajtimin që iu bëjmë zonave të mbrojtura. Një të riu në Maltë i ka ndodhur ajo që nuk pritej dhe lajmi ka bërë xhiron e rrjetit në pak minuta.

Ngjarja ka ndodhur në vendin arkeologjik të Ggantija, një strukturë megalitike që daton që nga neoliti. Një 18-vjeçar nga Varese, i cili ishte në një udhëtim shkollor, shënoi dy shkronja në një nga monumentet arkeologjike.

Dhe pas kësaj atij i ndodhi ajo që nuk pritej. Djali u dënua me 2 vjet burgi(dënim me kusht për 4 vitet e ardhshme) dhe me një gjobë prej 15,000 euro, i proceduar për prishjen e pariparueshme të një zone të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pa asnjë përjashtim i riu është i detyruar të shlyej dënimin.

 Por çfarë ndodh në Shqipëri? Vendi ynë ka shumë zona të mbrojtura natyrore dhe kulturore. Por, pikërisht në zonat e mbrojtura nga UNESCO është vetë shteti që ndërhyn dhe i dëmton. Ndërton kulla ose ua jep me koncesion firmave të huaja. 

Përmendim këtu rastin më të fundit që po bën bujë jo vetëm në mediat tona, por është i kundërshtuar forta edhe nga organizatat ndërkombëtare. Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës dëmton Lagunën e Nartës, e cila është një zonë e përfshirë në listën e UNESCO. Laguan e Nartës përbënë një nga ligatinat më të mëdha në Mesdhe. Nëse mbi të do të ndërtohet aeroporti ajo do të humbasë çdo vlerë për natyrën dhe jetën e egër. Duke sjellë humbje edhe të ekosistemit unik që nuk gjendet askund tjetër në Shqipëri.

Rast tjetër që vlen të përmendet është Butrinti. Për të cilin janë bërë shumë debate në parlamente, artikuj në media, thirrje nga shoqatat e mjedisit, pro sërish qeveria vazhdon me planet e veta.  Butrinti i është dhënë për koncesion një kompanie të huaj private me afat 10- vjeçar. 

Ndërsa vlen të përmendim këtu lufta që u bë për Vjosën dhe planet që uji i “Syrit të Kaltër” në Sarandë t’i transferohet Greqisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit