Në Shqipëri tregtohen barna të pakontrolluara

Në Shqipëri tregtohen barna të pakontrolluara

Sikur të mos mjaftonte shërbimi skandaloz në spitalet e vendit, duke lënë pacientët të presin me radhe të gjata nëpër koridore dhe infermierët me vonesë të skajshme pagash saqë u detyruan të dalin dhe në protestë, në vendin tonë prej kohësh tregtohen barna të pakontrolluara.

Ky është një tjetër skandal që i shtohet barrës së mëkateve të bëra ndaj qytetarëve shqiptarë! E gjitha qëndron në faktin se ilaçet që përdorin shqiptarët për kurimin e sëmundjeve, nuk i nënshtrohen asnjë analize përpara se të dalin në treg.

Sipas Ilir Pecnikaj ekspert Farmaceutike, Qendra Kombëtare e Barnave nuk i ka kapacitetet e nevojshme për t’i kryer analiza ilaçeve që lejojnë të futen në treg. I gjendur në këto kushte, ky institucion merr riskun që t’u besojë sigurinë dosjeve që sillen nga kompanitë farmaceutike që prodhojnë barnat.

Deri në vitin 2014 ligji parashikonte një kontroll për të certifikuar sigurinë e barnave që futeshin në Shqipëri, kontrollet e të cilave bëheshin nga institucionet ndërmkombëtare EMA dhe FDA. Por me ndryshimin e ligjit, këto institucione janë liruar nga detyra e kontrollit. Vlen të theksohet se në vendin tonë tregtohen barna që vijnë kryesisht nga Turqia dhe Serbia, ndërsa në të pakta janë ato që prodhohen këtu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit