Në spitalin e Beratit tualeti si në Mesjetë: Tavan i rënë dhe tuba të prishur

Në spitalin e Beratit tualeti si në…

Spitali Rajonal i Beratit i ngjan më shumë një ndërtese të braktisur e lënë në harresë sesa një vendi ku qytetarët kërkojnë shërim.

Kushtet janë alarmante dhe i përmbushin të gjitha elementët e një ambienti të frikshëm.

Gjendja e tualeteve është katastrofike. Muret janë të mbuluara nga lagështia dhe myku, ndërkohë që mungesa e higjienës bie menjëherë në sy.

Pavarësisht propagandës zyrtare për përmirësimin e sistemit shëndetësor, realiteti në spitalet e rretheve, si ai i Beratit, mbetet i dhimbshëm dhe thellësisht shqetësues.

Papastërtia është kudo. Korridoret janë të zbrazëta dhe mungesa e stafit mjekësor është një problem tjetër me të cilin përballen pacientët e familjarët.

Kjo situatë kërkon jo vetëm vëmendje urgjente, por edhe veprim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit