Në toka kalon linja Shqipëri-RMV, banorët protestë: Dëmshpërblim qesharak

Në toka kalon linja Shqipëri-RMV, banorët protestë:…

Një grup fermerësh në Fier janë ngritur në protestë këtë të enjte, për të kërkuar dëmshpërblim me vlerë reale të tregut për pronat e tyre që preken nga projekti i ndërtimit të linjës së energjisë elektrike 400 KW Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Fermerë të lagjes Drizë në Fier pretendojnë se ndërtimi i linjës prek tokat e tyre të mbjella me ullinj, që janë më shumë se 20-vjeçarë. Por dëmshpërblimi që u jepet për këto pemë sipas tyre është qesharak.

Banorët gjithashtu pretendojnë se matjet e tokës nuk janë bërë të sakta. Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 400 mijë metër katror ku preken 21 fermerë 8 prej të cilëve tokat e tyre i kanë të kultivuara me ullinj.

Tokat që kanë në posedim banorët janë ndarë me ligjin 7 501, që do të thotë se ata kanë në posedim vetëm aktin e marrjes së pronësisë dhe jo certifikatën e pronësisë. Kjo gjë u ka sjellë atyre pamundësinë për marrjen e dëmshpërblimit.

Një nga burimet kryesore të të ardhurave për banorët e kësaj zone është kultivimi dhe shitja e ullinjve, por pas shpronësimit të tokave dhe prerjes së pemëve, jeta e tyre është destinuar të vështirësohet akoma më shumë. Banorët do të jenë të detyruar të shikojnë një mundësi tjetër për të fituar të ardhura, mbase dhe emigrimin si shumë të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit