''Në truallin e Teatrit do të ndërtohen gjashtë kulla''

”Në truallin e Teatrit do të ndërtohen…

Eksperti i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, tha se Rama po përdor dhunën për të treguar forcën dhe kjo tregon që kjo është një regjim në ikje.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” me gazetarët, ai deklaroi se problemi i Ramës është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligarkëve në atë tokë, sepse do ndërtohen gjashtë kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve.

Çlirim Gjata: ”Ai përdori dhunën për të treguar forcën, tregon se është një regjim në ikje. Kemi përplasje që akoma nuk e kanë kaluar cakun e policit por në momentin që e kalon do kalojë tek qeveria sepse ekonomia është në krizë të tmerrshme.

Tani doli që kishin lekë. Tani që ra tërmeti dhe pandemia bëri hatanë.

Këtu problemi është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligarkëve në atë tokë. Do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve. Faktori ndërkombëtar nuk foli kur Shqipëria u kanabizua 100%, nuk foli kur këtu po vidheshin zgjedhjet e po bliheshin me krimin e organizuar, me shefat e komisariateve, të arsimit, administratës.

Faktori ndërkombëtar nuk foli për këto. Nuk foli për teatrin. Gjysma e botës kanë shkruan për teatrin në formë kritike.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit