Në trup nuk iu gjetën dëmtime! Ende mister shkaku i vdekjes së vëllait të Unikkatil

Në trup nuk iu gjetën dëmtime! Ende…

Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikkatilit u gjet pasditen e djeshme pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Sipas autoriteteve vendore, 42-vjeçari u gjet i pajetë nga një ekip mjekësore rreth orës 18:00. Mbetet ende mister shkaku i vdekjes së të riut, që në internet dhe nga shoqëria njihej me nofkën “Tee”! Në trupin e tij nuk raportohet të jenë gjetur shenja dhune.

Policia tha: “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.”

Figura të ndryshme publike dhe anëtarë të grupit muzikor TBA kanë konfirmuar rastin e rëndë, duke shprehur ngushëllime në rrjetet sociale për familjen Palokaj.

Hetimet pritet të jenë ato që do të hedhin dritë mbi këtë vdekje të parakohshme dhe shkaqet e saj!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit