Aksi*dent në Tufinë, makina përplas 15-vjeçarin

Aksi*dent në Tufinë, makina përplas 15-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Tufinës në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40, ku është përplasur një 15-vjeçar, por që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit