Në Tunizi protestojnë për 'bukën e gojës', shqiptarët protestojnë për politikanët

Në Tunizi protestojnë për ‘bukën e gojës’,…

Mijëra qytetarë të Tunizisë dhe punonjës sindikatash dolën këtë të shtunë në protestë ndaj krizës ekonomike që ka prekur vendin. Për të këluar krizën qeveria e vendit afrikano-verior po kërkon një hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar por qytetarët e kundërshtojnë këtë vendim pasi ekonomia do të binte edhe më shumë se merret borxh nga ana e shtetit.

Protestat kanë përfshirë gjithë vendin dhe qytetarët në bashkëpunim me sindikatat nuk kanë ndërmend të tërhiqen derisa për krizën ekonomike të gjendet një zgjidhje e përshtatshme.

Ndërkohë në Shqipëri, protesta e fundit qytetare për çmimet është ajo e muajit mars 2022. Shqiptarët dolën kundër rritjes së çmimeve, por qëndresa e tyre nuk vijoi deri në fund, pasi qeveria mirë që nuk uli çmimet por krijoi Bordin e Naftës dhe Bordin e Ushqimeve.

Ndërkohë kur bëhet fjalë për politikë, shqiptarët janë mbledhur të paktën katër herë deri tani për politikanët dhe kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera për të sjell në qeveri edhe njëherë Berishën dhe Metën.

Në krye të vendit Edi Rama ka që nga viti 2013, dhe situata ekonomike sa vjen e përkeqësohet, por duket se një pjesë e shqiptarëve shqetësohen më shumë për opozitën sesa për ekonominë familjare. Edhe këtë herë, na mbetet të shohim shembuj sesi protestohet për bukën e gojës përtej kufirit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit