Në vend të dytë pas Serbisë! Hoti: Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave anti-Covid, 1 mln e 850 mijë doza, nuk është as ruse e as kineze, por e sigurtë

Në vend të dytë pas Serbisë! Hoti:…
Featured image of article: Në vend të dytë pas Serbisë! Hoti: Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave anti-Covid, 1 mln e 850 mijë doza, nuk është as ruse e as kineze, por e sigurtë

Kosova është tashmë vendi i dytë në rajon ppas Serbisë për nga numri i vaksinave anti-Covid që janë porositur. Në një status në rrjetet sociale, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti shkruan se Kosova ka porositur 1 milionë e 850 mijë doza, që pritet të mbërrijnë në vend në muajin shkurt.

Hoti shton se përë këtë sasi vaksinash ka ndarë 40 milion euro nga buxheti i shtetit. kryeministri i Kosovës nuk harron të shtojë se vaksinat e porositura nga Kosova janë të sigurta, as ruse dhe as kineze, duke bërë dallimin nga lloji i dozave që ka marrë Serbia.

Kjo e fundit qëndron në vendin e parë në rajon, pasi ka porositur 2 milion e 140 mijë doza. Ndërsa Shqipëria është në vend të katërt, pasi në të tretin qëndron Maqedonia e Veriut.

Postimi i plotë:

Shifra dhe fakte:

■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).

■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.

■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra. Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.

Grafiku për vendet e rajonit:

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit