Në vendin e duhur, stomak apo s*eks, zbuloni ku e keni zemrën sipas horoskopit

Në vendin e duhur, stomak apo s*eks,…

Dashi e ka zemrën në vendin e duhur:

Gjithçka dhe kushdo i pushton zemrën një Dashi. I ekuilibruar dhe i drejtë, Dashi dashuron me zemër dhe është i ndershëm në ndjenjat e tij. Ai dashuron me pasion dhe është shumë i respektueshëm me njerëzit dhe jetën në përgjithësi. Kur do dikë, e do vërtet.

Demi e ka zemrën në stomak:

Më shumë se çdo gjë në botë, Demi do ushqimin. Do të hajë mirë dhe të shijojë të gjitha kënaqësitë e jetës. Menjëherë pas kësaj, do familjen. Nëse gjen një grua që di të gatuajë, atëherë ajo do fitojë 70 % të zemrës së tij.

Binjakët e kanë zemrën ‘në gojë’

Do pyesni: Pse? Sepse pika e tij më e fortë është komunikimi. Gjithçka e shpreh në fjalë dhe flet shumë. E kalon ditën duke shprehur ndjenjat e tij me fjalë dhe gjeste. Është shumë i ndjeshëm dhe i do të gjithë, ndaj do gjithmonë të ndihmojë të tjerët.

Gaforrja e ka zemrën…në vendin e vet:

Zemra e Gaforres është e madhe, por kufizohet vetëm tek familja. Është egoist për veten dhe të dashurit e tij. Ngjan me një kërmill që kërkon dashurinë dhe kujdeset shumë për gruan dhe fëmijët e tij. Përqendrohet në prioritetet që vendos dhe e jeton jetën në një rreth të ngushtë personash.

Luani e ka zemrën në kokë:

Motivi është se do të dashurojë të gjithë botën mbarë me zemrën e tij të madhe: familjen e tij, miqtë, pemët, detin, malin, njerëzit që do të ndihmojë, të gjithë. Ka mëshirë për fatkeqësitë e të tjerëve dhe vuan për këtë.

Virgjëresha e ka zemrën të ndarë më dysh:

Gjysma e zemrës së tij është e ngrohtë për familjen dhe gjysma tjetër është ‘makinë llogaritëse’ për punën dhe biznesin. Është një negociator i mirë. Do të punojë shumë, po aq sa do të rrijë edhe me familjen. Është vërtet ‘i ndarë në dy pjesë’.

Peshorja e ka zemrën në kokë, të ndarë në sektorë të ndryshëm:

Ka një koncept për dashurinë shumë të idealizuar, aq sa ndonjëherë nuk i përputhet me realitetin dhe mbetet i zhgënjyer. Është ‘çapkën’ po aq sa edhe analitik dhe i ekuilibruar. Mund të dashurojë dy gra njëkohësisht, si dhe familjen, shtëpinë, punën.

Akrepi e ka ‘zemrën tek seksi’

Gjithçka e mat me seksin. E kufizon deri në atë pikë, saqë ndonjëherë nuk është në gjendje të ndajë ndjenjat nga racionaliteti. Gratë e lënë dhe është në gjendje të bëjë budallallëqe në ndjekje të impulseve të tij. Nuk di t’u rezistojë tundimeve.

Shigjetari e ka zemrën në vendin e vet:

Shigjetari e ka zemrën aty ku ka vendin, por dashuria e tij nuk zgjat. Mund të kalojë nga një ‘lule’ në tjetrën për gjithë jetën. Kur dashuron, dashuron vërtet, por i pëlqen aventura dhe të jetojë momentin, gjë që e bën të kalojë nga një dashuri në tjetrën. E do familjen e tij, por në mënyrë egoiste, pasi fillimisht mendon për veten.

Bricjapi ka zemër të akullt:

Fillimisht mendon për të mirat materiale, si: pozicioni në shoqëri, paraja, familja…dhe kur të ketë gjithçka do mendojë për dashurinë. Por nuk ka zemër të apasionuar, është shumë i matur dhe ‘interesaxhi’.

Ujori nuk ka zemër fare:

Jeta e tij është vetëm ai dhe puna e tij, zhivllimi profesional, të ‘ushqejë’ intelektin, familija e tij, hobit. Çdo gjë ka vendin e vet, por asgjë sentimentale, romantike, apo pasionale. I mjafton të jetojë jetën i lirë, pa shumë emocione.  Ka vlerat e veta dhe etikën e tij, po ndjenjat nuk e kufizojnë.

Peshqit e kanë zemrën të shpërndarë në të gjithë trupin:

Është i gjithi dashuri! Do gra të ndryshme në të njëjtën kohë, familjen, miqtë, kolegët e punës…Ndjeshmëria e tij është e pakufi. Kujdeset për të gjithë dhe duket se i vjen keq për gjithçka. Do t’i ndihmojë të tjerët dhe të zgjidhë problemet e të gjithëve. E do jetën e mirë, botën në tërësi, të jetë i lumtur dhe të dashurojë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit