Në vijën e parë të luftës me Covid-19/ Elvana Gjata i dedikon të ëmës fjalët e ndjera

Në vijën e parë të luftës me…

Mjekët dhe infermierët kanë qenë ndër më të rrezikuarit në këtë periudhë të vështirë, duke qenë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Nëna e Elvana Gjatës ka qenë njëra prej tyre, që ende vazhdon të jetë në shërbim të njerëzve për të ndihmuar në luftën me armikun e padukshëm.

Këngëtarja e njohur ka publikuar në “Instagram” foto të nënës së saj nga spitali dhe i ka dedikuar disa fjalë shumë të ndjera. Me këtë rast, Elvana ka falenderuar edhe të gjitha bluzat e bardha, që kanë punuar pa u lodhur për asnjë moment në këtë periudhë.

“Askush nuk do të të dojë aq shumë sa nëna…Falenderim dhe përulje për të gjithë doktorët dhe infermierët, për gjithçka që kanë bërë dhe bëjnë ende për ne në këto kohë të vështira. Heronj të vërtetë! Gëzuar ditën e nënave”, ka shkruar Gjata në postimin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit