“Në vitin 2012 Juventus bëri tifo për Interin”, Chiellini tregon të pathënat: Pasi shkuam në 2-0 u përqendruam tek rezultati i derbit

“Në vitin 2012 Juventus bëri tifo për…

Ishte viti 2012, viti i titullit të parë kampion të Juventusit nën shenjën e Conte-s. Një moment vendimtar për rilindjen e Juventusit, sidoqoftë shënuar nga një “njollë” sipas Giorgio Chiellinit.

“Ne duhej të udhëtonim në Sardenjë kundër Cagliarit duke bërë tifo për Interin  sepse luhej derbi i Milanos, imagjino pak si kishim përfunduar…”, shkruan kapiteni i Juventus në autobiografi, duke kujtuar ndeshjen që i dhuroi Juventus titullin e 28 në fushën neutrale të Triestes.

“Erdhi vëllai im, mamaja, vjehrri, pesë orë me makinë nga Livorno – tregon qendërmbrojtësi në libër -. Më kujtohet tensioni që kishim të dielën, pasi hëngrëm ëmbëlsirën në orën 17”. “Mund të ndodhte gjithçka. Nëse do të barazonim e Milan të fitonte… – vazhdoi ai -. Por pas 6 minutash ishim në avantazh, e Interi i bëri 4 gola Milanit. Pasi bëmë 2-0, me autogolin e Canini, u përqendruam tek rezultati i derbit milanez e pastaj e kuptuam se u gjithçka kishte përfunduar”, ka shtuar Chiellini.

Një moment i paharrueshëm, që kapiteni bardhezi e ka fiksuar në memorie. Ashtu si kampionati i 2006 i dorëzuar më pas Inter, për ngjarjet e Calciopolit. “Ai i Triestes nuk ishte titulli im i parë – shkruan Chiellini në autobiografi -. Në fushë në realitet e kisha fituar në 2006. Isha i ri, kisha bërë bashkë rreth 23 prezenca në ndeshje të vërteta, ato të rëndësishme. Capello më aktivizonte tek të gjitha – përfundoi kapiteni bardhezi -. Mu duk shumë e lehtë, gati nuk e kisha ndjerë fare”.

/tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit